Starmer: Lufta mund të përfundojë sot nëse Putin ndal agresionin
Bota
Lexohet për: 1 min.
4 orë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer paralajmëroi se lufta në Ukrainë mund të "mbarojë sot nëse Putin ndalon së qeni agresiv".

Në një seri intervistash me reporterët rajonalë të BBC-së, kryeministri u pyet nëse Britania ishte "në luftë" me Rusinë për shkak të Ukrainës.

“Jo, ne nuk jemi në luftë, por Ukraina sigurisht është, sepse Ukraina është pushtuar nga Rusia, dhe ajo luftë ka vazhduar për pak më shumë se 1000 ditë. Janë 1000 ditë agresion nga Rusia dhe 1000 ditë sakrificë për Ukrainën dhe për këtë kemi thënë vazhdimisht se qëndrojmë pranë Ukrainës. Nuk mund ta lëmë Putin ta fitojë këtë luftë,” tha Starmer.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024