Stano: Masat ndaj Kosovës hiqen kur vendos BE-ja dhe jo kur do Kurti
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka komentuar deklarimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili tha se shteti ka përmbushur të gjitha kërkesat për heqjen e sanksioneve. Stano në një konferencë për media ka thënë se masat ndaj Kosovës janë duke vazhduar dhe se ato do të hiqen kur vendet anëtare të BE-së vendosin, dhe se një gjë e tillë nuk iu takon politikanëve të Kosovës.

“Kështu që ato do të hiqen në momentin që vendet anëtare vendosin, e jo kur politikanët e Kosovës vendosin. Mund vetëm të konfirmoj se diskutimet ende po vazhdojnë dhe rikujtoj se masat nuk janë hequr”, ka thënë Stano.

Masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës përfshinin suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për MSA, mos ftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale, suspendimi i programimit të fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit).

Zëdhënësi i BE-së ka folur edhe rreth marrëveshjes për personat e pagjetur gjatë kohës së luftës në Kosovë, për të cilën tha se nuk ka progres dhe se iu takon palëve që të ndërmarrin veprime në këtë drejtim.

Ndryshe, edhe rreth 1600 persona konsiderohen të pagjetur qe nga përfundimi i luftës në Kosovë. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të hap rrugë për drejtësi. Sipas saj, prioritet i qeverisë mbetet padia për gjenocid nga Serbia. Ajo shton se kanë pasur disa takime me ekspertë të profilizuar në krimin që ndërlidhet me gjenocidin. /KosovaPress

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
363
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024