Sporti, ambasadori më i fuqishëm i Kosovës në botë
Tema
Lexohet për: 2 min.
2-267
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Sporti po konsiderohet se po luan rol kyç në afirmimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Medalje të shumta elitare evropiane e botërore i janë dhënë Kosovës përmes triumfit të shumë sportistëve në podiume të shteteve e në gara të mëdha ndërkombëtare si në sportet individuale ashtu edhe në ato ekipore.

Xhudoja mbetet padyshim ndër më të suksesshmit në 17 vjetët e shtetësisë së Kosovës. Nga tri pjesëmarrje në olimpiada, xhudoja ka sjellë në Kosovë hiç më pak se pesë medalje olimpike.

Kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka, thotë për KosovaPress se në shumë shtete që nuk e njohin Kosovës kanë hasur në pengesa, por që përkundër të gjithave flamuri i Kosovës është ngritur lart fal performancave të jashtëzakonshme të xhudistëve e xhudisteve të vendin tonë.

Profesori universitar dhe trajneri i futbollit Malsor Gjonbalaj konsideron se është pikërisht sporti ai që po ia bën prezantimin më dinjitoz të mundshëm në rrafshin ndërkombëtar dhe se shteti duhet të investojë më tepër në këtë drejtim.

Si rezultat i të gjitha këtyre sukseseve Kosova tashmë ka siguruar të drejtën dhe ka marrë besimin për organizmin e ngjarjes më të madhe sportive në histori për vendin - Lojërat Mesdhetare në vitin 2030. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Olimpik të Kosovës, kjo ngjarje ka efektin e shumëfishtë të benefiteve për shtetin e Kosovës.

Ndryshe, kampionatet evropiane për gjeneratat e reja edhe këtë vit do të organizohen në Kosovë në sporte si hendboll, volejboll, basketboll e karate.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025