Spiunia serbo-ruse Dragana Trifkoviq i adresohet OKB-së, Musliu: Turp
Lexohet për: 2 min.
305629447_442401407855210_7066175299043989123_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Dragana Trifkoviq, e njohur për aktivitetin e saj të spiunazhit, i është drejtuar Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Spiunia serbe e cila punon për llogari të Shërbimit rus të Sigurisë (FSB), ka mbajtur një fjalim në OKB lidhur me rreziqet e sigurisë ndërkombëtare.

Mirëpo, eksperti i sigurisë Agim Musliu adresimin e saj e ka quajtur si të turpshëm.

"Prej më shumë se 7 vjet flas për Dragana Trifkoviqin, bashkëpunëtoren e shërbimeve të inteligjencës ruse (distinktivi FSB). Sot ajo foli në mbledhjen e KS të OKB-së me temën 'Kërcënimet për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare'. Turp!", ka shkruar Musliu në Twitter.

https://twitter.com/agim_musliu/status/1567975322829885440

Trifkoviqit i është ndaluar hyrja në vendin tonë që nga viti 2016, ku Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) e ka kategorizuar si agjente me ndikim e FSB-së, përmes një operacioni kibernetik, kur edhe pati nxjerrë publikisht fotografinë e saj me akreditiv të shërbimit rus.

Ajo ka qenë deputete e Kuvendit të Serbisë për të kaluar te partia ekstremiste “Dveri”.

Po ashtu, institucionet e sigurisë së Ukrainës dhe mediat e këtij vendi e kanë akuzuar Trifkoviqin se ka marrë pjesë si një vëzhguese e rrejshme e zgjedhjeve në Krimenë e okupuar nga rusët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024