Spitali i Pejës nga nesër ofron shërbime të rezonancës magnetike
Lexohet për: 1 min.
spitali-pejes
1 vit më parë
Linku u kopjua

Nga nesër Spitali i Përgjithshëm në Pejë do të bëhet qendra e dytë në shëndetësinë publike që ofron shërbime të rezonancës magnetike.

Sipas njoftimit të spitalit, pas arritjes së pajisjes së rezonancës magnetike, instalimit dhe testimeve të nevojshme, nesër në ora 12 në Repartin e Radiologjisë, do të bëhet promovimi i kësaj pajisje e cila do të lehtësojë shumë diagnostifikimin e pacientëve dhe do të jetë ndihmesë e madhe për pacientët nga Rajoni i Pejës.

“Në ceremoninë e nesërme përveç personelit të Spitalit të ftuar për të marrë pjesë në këtë solemnitet janë edhe Ministri i Shëndetësisë Dr.Arben Vitia, ushtruesja e detyrës së Drejtores së Përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arënliu – Hoxha, Kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, anëtarët e Bordit të SHSKUK-së, Deputetja nga Peja në Kuvendin e Kosovës Dr. Fatmire Mulhaxha –Kollçaku, si dhe mysafirë të tjerë”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025