Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar për shërbimet e reja në spitalet e përgjithshme të Kosovës, duke përfshirë edhe atë të Gjakovës.
Ai ka thënë se tash e tuje qytetarët do të kenë qasje të lehtë dhe të shpejtë në shërbimet shëndetësore.
“Në tri vjetët e fundit investime të shumta në Repartin e Syve në Gjakovë. Nga sot filloi edhe operimi i kataraktit me metodën moderne të fakoemulsifikimit. Përparësitë e kësaj metode përfshijnë vetëm 10-15 minuta, anestezion lokal, pa dhimbje, prerje e vogël prej 2.8 mm, shikim i shkëlqyer pas operimit, kthim i shpejtë në punë pas disa ditësh”, ka shkruar Vitia në Facebook.
Sipas tij, personeli shëndetësor po trajnohet vazhdimisht për të siguruar shërbime cilësore, e cila ndikon në kursimin e buxhetit familjar, pasi ky shërbim në sektorin privat kushton 600 deri në 800 euro.
“Vazhdojmë me investime e shërbime të reja në spitalet tona publike”, ka përfunduar Vitia.