Spekulohej se do e merrte drejtimin e Kosovës, Breitenreiter bëhet trajner i skuadrës angleze
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Sipas spekulimeve gjatë muajve të fundit, André Breitenreiter ishte një opsion i mundshëm për stolin e Kombëtares së Kosovës.

Pavarësisht spekulimeve, Breitenreiter tani nuk do të jetë më i lirë, pasi që është bërë trajneri i ri i Huddersfield Town, raporton KosovaPress.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e njohur angleze.

“Jemi të gëzuar që e bëjmë zyrtare emërimin e André Breitenreiter si trajnerin e ri të Huddersfield Town”, shkruante në komunikatën e Huddersfield Town.

Breitenreiter nënshkruan kontratë me Huddersfield deri në vitin 2026, dhe e merr drejtimin e skuadrës së parë që nga java e ardhshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024