Spektakël ne Ligën e Kampionëve, pjesa e parë mbyllet
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Spektakël ne Ligën e Kampionëve, pjesa e parë mbyllet
Liga e LKmapioneve
11/03/2026 - 21:53
Linku u kopjua

Mbrëmja e sotme në Champions League ka sjellë spektakël dhe gola të shumtë në të gjitha stadiumet, por vëmendja kryesore mbetet në "Santiago Bernabeu", ku Real Madridi po "shkatërron" Manchester Cityn me rezultatin 3-0 pas pjesës së parë.

Në "Parc des Princes", PSG dhe Chelsea kanë mbyllur një pjesë të parë mjaft luftarake me rezultatin 2-1, ku Ousmane Dembele riktheu avantazhin për vendasit në minutën e 40-të pas barazimit të përkohshëm nga Malo Gusto.

Ndërkohë, surpriza e mbrëmjes vjen nga Norvegjia, ku Bodo/Glimt po udhëheq pastër 2-0 kundër Sportingut të Lisbonës, falë një penalltie të Sondre Fet dhe një goli të Ole Blomberg në fundin e pjesës së parë të konfirmuar nga VAR. Një natë e vërtetë Champions-i, ku favoritët po vuajnë dhe yjet po shkëlqejnë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026