Spektakël në Gjakovë, nis faza çerekfinale e Kupës në hendboll
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Spektakël në Gjakovë, nis faza çerekfinale e Kupës në hendboll
24/03/2026 - 10:19
Linku u kopjua

Në kuadër të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve, sot më 24 mars, do të zhvillohet ndeshja e parë çerekfinale mes Vëllaznimit dhe Rahovecit, me fillim nga ora 18:30, në Gjakovë.

Ndërkohë të mërkurën, zhvillohen takimet Kastrioti kundër Trepça si dhe Llapi kundër Besa. Derisa Prishtina e Vushtrria do të takohen të enjten nga ora 19:30.

Në konkurrencën e femrave, të mërkuren zhvillohen tri ndeshje, ku Ferizaj do të ndeshet kundër Besës në ora 17:00, si dhe Prishtina mes Samadrexha në ora 20:00  dhe Tereza kundër Shqiponja, me fillim nga ora 18:30.

Ndërkaq të enjten zhvillohet takimi në mes Ulpianës dhe Istogut, nga ora 17:00.

Të gjitha skuadrat synojnë të arrijnë në turneun final të Kupës, ndërsa shorti për këto ndeshje është tërhequr në ambientet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026