Sparta Prague-Liverpool, formacionet zyrtare
Lexohet për: 1 min.
2-Liverpooli
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Liverpooli i rikthehet sot aksionit në Ligën e Evropës, ku luan si mysafirë kundër Sparta Pragues, ndeshja kjo e parë mes këtyre dy skuadrave në kuadër të 1/16-ës së kësaj gare.

Ndërsa Liverpooli u kualifikua direkt në 1/16-ën e Ligës së Evropës duke e mbyllur Grupin E si lider, Sparta Prague e eliminoi në fazën eliminatore Galatasarayn, raporton KosovaPress.

Takimi i fundit mes Liverpoolit dhe Sparta Pragues daton në muajin shkurt të vitit 2011, ku asokohe gjiganti anglez fitoi 1:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Sparta Prague nuk do të paraqitet Vindheim, kurse te Liverpooli mungojnë Alexander-Arnold, Alisson, Bajcetic, Jota, Gravenberch, Jones, Matip dhe Thiago.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, ku dy shqiptarët Qazim Laçi dhe Indrit Tuci e nisin ndeshjen si rezervist, dhe ato i gjeni më poshtë.

Sparta Prague (3-4-2-1): Vindahl; Krejci, Vitik, Sorensen; Preciado, Solbakken, Kairinen, Zeleny; Birmancevic, Haraslin; Kuchta

Liverpool (4-3-3): Kelleher; Gomez, Konate, Quansah, Robertson; Endo, Mac Allister, Elliott; Diaz, Nunez, Gakpo

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024