Spanjë-Angli, nis finalja e madhe
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Anglisë kanë nisur tashmë ballafaqimin e tyre në ‘Olympiastadion’ të Berlinit në kërkim të trofeut si kampion i Evropës.

Dy ekipet kombëtare po përballen në finalen e madhe të Euro 2024 me fillim nga ora 21:00 në atë që premton të jetë një ndeshje spektakolare dhe emocionuese.

Spanja synon ta rikthejë në shtëpi trofeun që i mungon që prej vitit 2012 kur mposhtën Italinë në finale të Kampionatit Evropian, ndërsa Anglia për të bërë historinë dhe për ta fituar për herë të parë.

Kjo është finalja e dytë rresht e Kampionatit Evropian për Anglinë, pasi në vitin 2020 pësuan në shtëpinë e tyre në ‘Wembley’ ndaj Italisë pas ekzekutimit të penalltive.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024