Gjatë vizitës në Spanjë këtë javë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s u bëri thirrje vendeve anëtare të rrisin shpenzimet për ushtrinë përballë kërcënimit nga Rusia. Spanja shpenzon më pak për mbrojtjen në krahasim me madhësinë e ekonomisë së saj. Presidenti amerikan Donald Trump, ka veçuar Madridin për dështimin për të përmbushur objektivin e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes.
Spanja është ekonomia e katërt më e madhe e eurozonës. Megjithatë, vendi është në fund të listës kur bëhet fjalë për shpenzimet e mbrojtjes në aleancën 32 anëtarëshe të NATO-s, shkruan VOA.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte vizitoi Spanjën dhe Portugalinë këtë javë dhe bëri këtë paralajmërim.
“Qëllimi për të shpenzuar 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, i miratuar para një dekade, nuk do të mjaftojë për të përballuar sfidat e së nesërmes. Kërcënimi nga Rusia mund të duket i largët, por ju siguroj se nuk është”, tha zoti Rutte.Trupat spanjolle gjithashtu ndihmojnë për të trajnuar forcat ukrainase ndërsa Kievi lufton kundër agresionit rus.
Megjithatë, kjo nuk ka gjasa t’i duket e mjaftueshme kontribuesit më të madh të NATO-s, Shteteve të Bashkuara, që më 2024 shpenzuan 3.38 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.
Ai është ankuar prej kohësh se aleatët evropianë po përfitojnë nga Shtetet e Bashkuara dhe thotë se ata duhet të marrin një pjesë të barrës së shpenzimeve për mbrojtjen.
“Kjo do të thotë se Spanja të shpenzojë pothuajse 65 miliardë euro. Ne nuk e kemi atë kapacitet ekonomik. Për të arritur këtë shpenzim në mbrojtje, në një farë mënyre, do të duhej të sakrifikohej sfera e sigurimeve shoqërore. Spanjollët do ta ndëshkonin këtë me votën e tyre gjatë zgjedhjeve”, thotë zoti Ortega nga Qendra ‘Delàs’ për Studime të Paqes, me bazë në Madrid.
Presidenti Trump, megjithatë ka gjetur mbështetjeje nga Lituania e cila njoftoi këtë muaj se do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 5 ose 6% të PBB-së, deri në vitin 2026.
Në takimin e tij të parë të NATO-s si President i Shteteve të Bashkuara, në vitin 2017, Donald Trump qortoi aleatët se kanë dështuar të shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen.
Aleatët evropianë, veçanërisht Spanja, janë të përgatitur të përballen me kërkesa të mëtejshme në takimin e ardhshëm të udhëheqësve të vendeve anëtare, që do të mbahet në Hagë, në muajin qershor.