Spanja dominoi dhe shënoi autogol
Ndeshja e katërt e 1/8 e evropianit Spanjë-Gjeorgji duket se do të jetë tejet interesante dhe me befasi.
Gjeorgjia po kryeson 1:0 me autogolin nga Robin Le Normand. Spanja dominoi, por më pas u zbeh kundër Gjeorgjisë. Kakabadze harkoi nga e djathta dhe Le Normand reagoi në mënyrë të ngathët përballë Kvaratskhelia dhe vendosi topin në rrjetën e tij.
Spanjollët janë skuadra e vetme që kanë pasur maksimumi nëntë pikë në fazën e grupeve dhe deri më tani kanë luajtur ndoshta futbollin më bindës në këtë Euro. Ata mundën njëra pas tjetrës Kroacinë, Italinë dhe Shqipërinë, pa pësuar asnjë gol.
Nga ana tjetër, Gjeorgjia është surpriza më e madhe pozitive e euros. Sipas renditjes së FIFA-s, është kombëtarja më e dobët në këtë Euro (e 74-ta), por kjo nuk e pengoi të fitojë katër pikë në grup dhe të kalojë në fazën e 16-të si një nga ekipet më të mira të vendit të tretë.