Zyra Kombëtare e Auditimit ka bërë thirrje zyrtarëve përgjegjës që të kenë vëmendje më të theksuar në menaxhimin e pronave publike për të cilat auditori ka vënë në pah parregullsi, si në procesin e shitjeve dhe në dhënien me qira. Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca ka theksuar se ky institucion ka gjetur gabime në raportin vjetor të Qeverisë për vitin 2023. Siç tha ajo, arsyeja që ka ndikuar në modifikim të opinionit është se vlera e gabimeve në disa komponente të Pasqyrave Vjetore Financiare për vitin 2023 ishte materiale.
Në një konferencë për media, Spanca derisa ka bërë të ditura të gjeturat nga ky institucion, ka thënë se një prej tyre është një numër kontratash për projekte kapitale janë nënshkruar në mungesë të fondeve, por edhe pa u miratuar këto fonde me ligj, në veçanti në nivelin lokal.
Ajo tha se edhe për auditimet individuale, për 35 organizata buxhetore, opinionet e auditimit ishin jo të mira, edhe pse krahasuar me vitin paraprak ka përmirësim në cilësinë e raportimit financiar.
Ndërsa, ka bërë të ditur se një numër kontratash për projekte kapitale janë nënshkruar në mungesë të fondeve, por edhe pa u miratuar këto fonde me ligj, në veçanti në nivelin lokal.Gjithashtu ka theksuar se departamenti Juridik dhe Kundër Mashtrimit ka arritur të analizojë 60 raporte të publikuara të auditimit për të identifikuar raste me elemente të mundshme të dyshimeve për kryerjen e veprave penale (mashtrim dhe korrupsion). Ndërsa, nga analizimi i këtyre raporteve, ka thënë se janë evidentuar 52 raste të dyshimit, të cilat i kam dërguar te Prokurori i Shtetit për trajtim të mëtutjeshëm.
Mes tjerash, Spanca ka nënvizuar se për 11 raporte të auditimit të performancës, dje kanë dërguar në Kuvend edhe tek institucionet e audituara, tri raporte të auditimit të performancës, ndërsa ka treguar se cilat janë këto tri auditime.
Në këto raporte janë identifikuar gjithsej 817 gjetje për të cilat ka dhënë rekomandime.