Spalletti e shpjegon se pse Ancelotti kishte fat kundër Bayernit, përmend edhe gabimet e referëve
Lexohet për: 1 min.
10-Spalletti
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Luciano Spalletti ka shpjeguar se pse Carlo Ancelotti e meriton të ketë fat, pasi që gjiganti spanjoll siguroi finalen e Ligës së Kampionëve.

Spalletti tha se fati është tejet i rëndësishëm në ndeshjet e futbollit, dhe se Ancelotti e kishte atë nën anën e tij në ndeshjen e kthimit kundër Bayernit, të cilën Reali e fitoi në fund me shifrat 2:1, raporton KosovaPress.

“Fati është shumë i rëndësishëm, por ju e keni nëse e meritoni”, tha Spalletti.

“Real Madridi në finale të Ligës së Kampionëve e dëshmon këtë gjë. Carlo Ancelotti ishte me fat kundër Bayernit. Kishte disa gabime nga referët, por kjo nuk heq asgjë nga fitorja. Ata gjithmonë besuan në të”, tha më tej trajneri italian.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025