SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Berishës, depozitohet në Kuvend raporti i PS-së
Lexohet për: 2 min.
Kuvendi i Shqiperise
1 vit më parë
Linku u kopjua

Dy ditë pasi Këshilli i Mandateve miratoi kërkesën e SPAK-ut për autorizimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, sot janë depozituar në Kuvend dy raporte të ndara, ai i shumicës socialiste dhe i deputetit Enkelejd Alibeaj. 

Në raportin e Partisë Socialiste, Kuvendit i rekomandohet të pranojë kërkesën së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë.

“Anëtarët e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, duke vlerësuar parimet kushtetuese për funksionimin e shtetit së drejtës, parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, barazisë para ligjit së të gjithë shtetasve, respektimit të të drejtave të njeriut dhe garancive procedurale në hetim dhe procesin penal, me qëllim që drejtësia të ushtrojë funksionet e veta në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin dhe Rregulloren e Kuvendit, unanimisht i rekomandojmë Kuvendit: Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit nga ajo e “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, në atë të arrestit në burg/arrest në shtëpi”, thuhet ndër të tjera në raportin e mazhorancës. /tch

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë i hap rrugë arrestimit të Sali Berishës - KosovaPress

Miratohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025