SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn dhe 10 persona të tjerë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn dhe 10 persona të tjerë
SPAK1234
18/03/2026 - 19:25
Linku u kopjua

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi sot pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e 11 të pandehurve mes të cilëve ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.

Të pandehurit e tjerë janë Albina Mançka, Erjola Hoxha, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Andi Boni, Elda Dinaj, Gerian Kuka, Helidon Begaj, Sonila Goxhaj, Sokol Meqemeja.

Sipas njoftimit të SPAK, i pandehuri Arben Ahmetaj akuzohet për kryerjen e disa veprave penale.

Kështu, ai akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë në rrethanën rënduese më shumë se një herë.

Nga hetimet është vërtetuar se i pandehuri ka përfituar nga të pandehurit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përmes kryerjes së pagesave nga shoqëria “Integrated Techonogy Services” sh.p.k.

Ka përfituar nga të pandehurit e tjerë përmes personave po nën akuzë pagesa dhe vilën e ndodhur në Hamallaj.

Ahmetaj po ashtu akuzohet për mosdeklarim, fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë dhe interesave private, transmeton ATSH.

Deklarimet e rreme kanë të bëjnë me investimin në pallatin e ndërtuar nga shoqëria Lani sh.p.k., fshehje e shumave të shpenzuara për investimin e kryer në apartamentin e shndërruar në AirBnb.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026