Sot zhvillohet ndeshja e parë e xhiros së 6-të të Superligës
Vendor
Lexohet për: 1 min.
superliga-futboll
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Do të nis sot xhiro e gjashtë e Superligës së Kosovës në futboll ku do të ballafaqohen Prishtina dhe Dukagjini. Për shkak të mbylljes së stadiumit “Fadil Vokrri”, ky ballafaqim do të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali me fillim nga ora 15:00.

Pas humbjes në derbi nga Ballkani, Prishtina do të kërkojë të rikthehet te fitorja, derisa Dukagjini u mposht nga Malisheva në Klinë në ndeshjen e fundjavës së kaluar, raporton KosovaPress.

Prishtina është në pozitën e katërt me shtatë pikë, kurse Dukagjini në të shtatën me gjashtë sosh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024