Sot vëllazërorja e parë mes Shqipërisë U19 dhe Kosovës U19
Lexohet për: 1 min.
8-Sot
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Kukës Arena” do të jetë nikoqir i ndeshjes miqësore mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në grupmoshat U19.

Kjo do të jetë miqësorja e parë vëllazërore mes këtyre dy kombëtareve, ndërsa e dyta do të zhvillohet dy ditë më vonë, respektivisht më 16 qershor, raporton KosovaPress.

Këto dy ndeshje do t’iu shërbejnë të rinjve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës për t’u përgatitur sa më mirë për kualifikimet e Evropianit që zhvillohen në vjeshtë.

18:00 Shqipëria U19 – Kosova U19 (Stadiumi Kukës Arena)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025