“Sot unë, Polic i Kosovës”, fëmijët njihen me përgjegjësitë e profesionit të policit
Lexohet për: 1 min.
femijet
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Zyrtarët policor të Stacionit Qendra në Prishtinë, së bashku me një grup fëmijësh të uniformuar, ishin pjesë e një aktiviteti ku të rinjtë përjetuan rolet e policisë.

Projekti "Sot unë, Polic i Kosovës", me qëllim të afruarit të brezave të rinj me institucionin e sigurisë, po realizohet për nder të 25 vjetorit të Policisë së Kosovës.

Përmes, një njoftimi për media të Policisë është bërë e ditur se gjatë aktivitetit të sotëm fëmijët patën mundësinë të njihen nga afër me përgjegjësitë e profesionit të policit, si dhe të kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë publike, duke shpërndarë fletushka dhe komunikuar me qytetarët.

Sipas Policisë kjo nismë përforcon marrëdhëniet mes Policisë së Kosovës dhe komunitetit, ndërkohë që edukon dhe inspiron brezat e rinj mbi rëndësinë e një shoqërie të sigurt. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024