Në Bruksel sot zhvillohet takimi i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit.
Në këtë takim, delegacioni i Kosovës do të përfaqësohet nga Halil Cenaj. Kështu ka njoftuar kryetari i komisionit qeveritar për personat e zhdukur Andin Hoti, duke thënë se kërkesat e Kosovës kryesisht lidhen me monitorimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, me fokus të veçantë në shkresën për arkivat.
Në Kosovë vazhdimisht pati shqetësime që rrugës mund të dalin pengesa nga Serbia dhe se mund të zvarritet sërish ky proces.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia u pajtuan për zbatimin e plotë të Deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur me dhunë.Ahmet Grajqevci nga Këshilli Koordinues i Familjarëve të Personave të Pagjetur, thotë se kjo çështje humanitare nuk duhet të ndërlidhet me çështje politike.
Më 2023, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.