Sot pritet të publikohet raporti për stabilitetin e Urës së Ibrit
Lexohet për: 2 min.
Ura-e-Ibrit-100824
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot pritet që raporti për stabilitetin e urës së Ibrit t’i dërgohet Ministrisë së Infrastrukturës dhe më pas të publikohet.

Zëvendësministri Hysen Durmishi, më 8 gusht kur është bërë testimi i urës kishte thënë se ura mbi lumin Ibër është stabile dhe beson që edhe raporti do ta tregojë një gjë të tillë.

“Këto janë testimet e fundit, raportin do ta kemi shumë shpejtë, brenda dy, tre dite do ta keni raportin final sepse teknologjia është shumë e avancuar dhe rezultatet do t’i kemi shpejtë. Në bazë të asaj që unë di dhe përvojës që e kam si inxhinier është një ndër urat më stabile në Kosovë, por në qoftë se rezultatet e testimit dalin se ura nuk është stabile atëherë konform raportit që na vjen ne do të fillojmë një procedurë tjetër për sanimin, për stabilizimin e saj, por në bazë të asaj çka shihet ura është stabile dhe jam i bindur se edhe raporti do ta tregojë një gjë të tillë”, kishte thënë Durmishi.

Derisa, për të njëjtën kishte thënë se do të hapet, por se nuk e din se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

https://kosovapress.com/durmishi-ura-e-ibrit-do-te-hapet-po-i-bejme-testimet-e-fundit-per-stabilitetin-e-saj

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024