Sot mësohen katër skuadrat e fundit që sigurojnë 1/8-ën e Championsit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Liga e Kampioneve
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Feynoordi, Club Brugge, Bayerni dhe Benfika ishin skuadrat që të martën siguruan përmes playoff-it kualifikimin në 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, sot do të mësohen edhe katër skuadrat e fundit që do ta kompletojnë këtë fazë nga katër ballafaqime jashtëzakonisht interesante, transmeton KosovaPress.

Dueli kryesor është ai ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Cityt që zhvillohet nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”, sidomos pasi dihet që gjithçka është e hapur pas triumfit 3-2 të spanjollëve në ndeshjen e parë.

Tri ndeshjet tjera të ditës së sotme janë: Dortmund-Sporting-PSG-Brest dhe PSV-Juventus.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025