Sot merret vendimi për Gjukanoviqin, dalin dëshmi sesi manipuloi BIA serbe raporte të OSBE-së kundër Kosovës përmes saj
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sot merret vendimi për Gjukanoviqin, dalin dëshmi sesi manipuloi BIA serbe raporte të OSBE-së kundër Kosovës përmes saj
gjukanoviqqqpamjeee
27/04/2026 - 11:13
Linku u kopjua

Derisa në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq, dokumente dhe komunikime mes spiunëve serbë vazhdojnë të shfaqin ndikimin informativ kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare, ku përfshihen elementë të BIA-s serbe dhe raportime që lidhen me OSBE-në.

Sipas disa materialeve të siguruara nga Dukagjini, agjenti i BIA-s, Aleksandar Vllajiq (tashmë i dënuar nga drejtësia kosovare), dyshohet se ka komunikuar me ish-zyrtaren e OSBE-së, Jelena Gjukanoviq, duke i dhënë udhëzime të drejtpërdrejta për mënyrën e hartimit të raporteve dhe ndërtimit të narrativave lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, transmeton KosovaPress.

Në përmbajtjen e mesazheve përshkruhen orientime të detajuara se si duhet të strukturohet “historia”, duke paraqitur aksionet e Policisë së Kosovës dhe përdorimin e njësive speciale në veri si veprime të koordinuara politikisht dhe të perceptuara negativisht nga faktori ndërkombëtar.

Në një bisedë të publikuar mes Gjukanoviq dhe Vllajiq, ajo përshkruan takime dhe koordinime që lidhen me përgatitjen e një raporti për Kosovën brenda OSBE-së.

Në këtë komunikim, ajo përmend se kishte zhvilluar takime me atëbotë shefin e misionit të OSBE-së, Michael Davenport, i cili sipas saj, ishte duke e përgatitur një raport gjithëpërfshirës për Kosovën.

Sipas përmbajtjes së mesazhit, ky raport do të përfshinte të gjitha ‘sulmet’ e pretenduara ndaj serbëve nga Policia dhe do të paraqitej në Sekretariatin e OSBE-së në Vjenë përpara 57 shteteve anëtare.

Po ashtu, gjithmonë sipas bisedës, Davenport kërkonte të konsultohej edhe me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, para se ta paraqiste raportin në Vjenë.

Për më tepër, përmenden edhe organizata joqeveritare, “biseda të mbyllura” dhe rrjete informimi nga veriu, të cilat sipas këtyre udhëzimeve duhet të shfrytëzohen për ndërtimin e narrativave të caktuara.

Kujtojmë se, javë më parë KosovaPress ka raportuar për komunikime mes Gjukanoviqit dhe Vllajiqit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026