Federata Universale e Paqes mban sot konferencën e Lidershipit në Ballkan “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”. Konferenca bën bashkë udhëheqës të shquar nga vendet e Ballkanit, institucionet rajonale dhe vendet evropiane.
Konferenca sponsorizohet nga Federata Universale e Paqes (UPF), në partneritet me Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, Washington Times Foundation, Shoqatën Ndërkombëtare të Mediave për Paqe (IMAP), dhe Shoqatën Ndërkombëtare të Rinisë dhe Studentëve për Paqe (IAYSP).
Sesionet dhe temat që do të trajtohen janë:
SESIONI 1: “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”
SESIONI 2-A: “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”
SESIONI 2-B: “Raportimi Etik në Situata Konflikti”
SESIONI 3-A: “Rritja e Besueshmërisë së Gazetarisë në Ballkan”
SESIONI 3-B: “Ndërveprimi i të rinjve dhe e ardhmja e Ballkanit”
ORGANIZATORËT E KONFERENCËS:
Washington Times Foundation - E themeluar në vitin 1982, Washington Times është e përditshmja e dytë më e madhe në Uashington, DC. Washington Times Foundation, i themeluar në vitin 1984, është një organizatë jofitimprurëse e cila ka zhvilluar programe për të promovuar vlerat e familjes, lirisë dhe besimin.
Shoqata Ndërkombëtare e Rinisë dhe Studentëve për Paqe (IAYSP) - është një OJQ e themeluar në vitin 2017 për të ofruar një platformë konkrete mbështetëse për zhvillimin e të rinjve dhe për t'i inkurajuar ata të shfaqin talentet dhe aftësitë e tyre, për të ndërtuar një botë paqeje. IAYSP fuqizon të rinjtë dhe studentët të bëhen qytetarë globalë përmes edukimit për zhvillim personal dhe projektet e paqes që mbështesin Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.
Që nga viti 2006, Iniciativa e Paqes në Ballkan ka qenë fokusi kryesor i UPF-së në rajonin Evropë-Lindje e Mesme. Tre dekada pas shpërbërjes së Jugosllavisë, megjithëse rajoni ka arritur stabilitet të përgjithshëm, tensionet mbeten, të përkeqësuara nga konkurrenca ndërkombëtare midis superfuqive. Për të zgjidhur konfliktet historike midis popujve dhe kombeve, UPF po zhvillon konsultime mes liderëve politikë, socialë, mediatikë dhe fetarë në rajon, si dhe me liderët nga komuniteti më i gjerë evropian, për të shqyrtuar rrugët drejt paqes në Ballkan.