Sot luhen dy sfida vendimtare në Superligë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sot luhen dy sfida vendimtare në Superligë
Sot në orën 16:00, vëmendja e futbollit vendor do të jetë në dy përballje që peshojnë rëndë për renditjen përfundimtare.
Malisheva udhëton drejt Ferizajt me synimin e qartë për të blinduar vendin e tretë që siguron pjesëmarrjen në kualifikimet e Conference League, duke shfrytëzuar formën e lartë të javëve të fundit. Megjithatë, ata do të përballen me një Ferizaj që kërkon me çdo kusht pikët e mbijetesës për t'u larguar nga zona e kuqe që të dërgon një rang më poshtë.
Në Podujevë do të zhvillohet një "luftë" direkte për pozicionim në mesin e tabelës mes KF Llapit dhe Dukagjinit. Vetëm dy pikë i ndajnë këto dy skuadra, ku Dukagjini aktualisht mban avantazhin në vendin e shtatë, por një fitore e mundshme e llapjanëve do të përmbyste gjithë llogaritë e tyre.
Kjo ndeshje shihet si vendimtare për të shmangur rrezikun e barazhit, pasi çdo gabim në këtë fazë të kampionatit mund të rezultojë i pariparueshëm për fatet e sezonit.
KosovaPress