Mbappe: Sulmuesi i katërt i zgjedhur te Real Madridi
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mbappe: Sulmuesi i katërt i zgjedhur te Real Madridi
mbappe
15/05/2026 - 13:34
Linku u kopjua

Kylian Mbappe u tha gazetarëve se ai është sulmuesi i katërt i zgjedhur te Real Madridi, pas fitores 2-0 të së enjtes në mbrëmje ndaj Real Oviedos.

Madridi bëri një punë të lehtë kundër klubit i cili gjendet i fundit në renditjen e La Ligës, duke vulosur fitoren me golat e Garcias dhe Bellinghamit. Megjithatë, ishte ende një natë e vështirë në Bernabeu, pasi disa nga yjet u përballën me fishkëllima nga turma në ndeshjen e tyre të parë që nga humbja në Clasico që konfirmoi titullin e Barcelonës.

Mbappe e nisi ndeshjen në stol, pasi kishte humbur dy ndeshjet e mëparshme, përfshirë El Classicon, për shkak të një problemi në kofshë. Superylli francez hyri në fushë në mes të pjesës së dytë, por u prit me  një kor fishkëllimash nga tifozët vendas dhe u fishkëllye rregullisht gjatë gjithë pjesës tjetër të ndeshjes.

Ky reagim nuk ishte aspak surprizë, duke pasur parasysh se miliona njerëz kanë nënshkruar një peticion që bën thirrje për largimin e Mbappe nga Real Madridi, mes një sezoni të mbushur me zhgënjime dhe polemika.

Ndërkohë sulmuesi, i cili ishte përfshirë si kapiten në listën prej 26 lojtarësh të Francës për Kupën e Botës, të shpallur të enjten, shënoi asistin për golin e Bellinghamit në minutën e 80-të, por nuk mundi të shtonte në totalin e tij prej 24 golash, i cili kryeson ligën këtë sezon.

Real Madridi ndeshjen e ardhshme e luan kundër Sevillas, më 17 maj nga ora 19:00.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026