Sot hidhet shorti i Ligës së Kampionëve
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sot hidhet shorti i Ligës së Kampionëve
Liga e Kampioneve
27/02/2026 - 08:06
Linku u kopjua

Sot, në orën 12:00, do të hidhet shorti i Liga e Kampionëve UEFA 2025/26 për raundin e 16-të, si dhe përcaktohet skema e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve.

Shorti zhvillohet në Nyon të Zvicrës, në Shtëpinë e Futbollit Evropian, dhe transmetohet drejtpërdrejt në platformat zyrtare të UEFA-s.

Në short marrin pjesë 16 skuadra: 8 ekipet më të mira të fazës së ligës dhe 8 fituesit e play-off-eve.

Skuadrat e kualifikuara nga faza e ligës do të përballen me ato tëkualifikuara nga ndeshjet e playoff-it dhe do të kenë avantazhin që ndeshjen e dytë ta luajnë në shtëpi.

Shorti i sotëm nuk përcakton vetëm çiftet e raundit të 16-të, por edhe rrugën e plotë deri në finale, pasi pozicionimi në kllapë vendos automatikisht çerekfinalet dhe gjysmëfinalet.

Pas këtij shorti, ekipet do ta dinë saktësisht se kë duhet të kalojnë për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve.

Këto janë të gjitha ekipet që marrin pjesë në short: Arsenal, Bayern Munchen, Liverpool, Tottenham, Barcelona, Chelsea, Sporting, Man City, Real Madrid, Paris Saint – Germain, Newcastle, Atletico Madrid, Atalanta, Leverkusen, Galatasaray dhe Bodø/Glimt.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026