Sot do të hapet zyrtarisht samiti më i madh i Burimeve Njerëzore “PowerToHR”, që po organizohet nga platforma #1 e punësimit në vend, KosovaJob. Tema të ndryshme që lidhen me botën e punësimit dhe Burimeve Njerëzore do të kenë një adresë ku do të shtjellohen nga zërat që e sundojnë këtë industri. Më 22 shkurt duke filluar nga ora 09:45 hapet zyrtarisht edicioni i dytë i “PowerToHR”, ku të pranishmëve do tu drejtohet themeluesi dhe udhëheqësi i KosovaJob dheHumanPower, Arion Rizaj.
Tri fjalime me folëse të spikatura e panele me tema sfiduese nën moderimin e Serdzan Arnautovic – ish menaxher i rekrutimit në META. “PoqerToHR” që po i pret 300+ pjesëmarrës po sjell në Kosovë, Katrine Collier – autoren dhe folësen globale që u bë e njohur me librin e saj shume të shitur “The Robot-Proof Recruiter”.
Platforma #1 e punësimit në vend, KosovaJob që ka sjell inovacion në fushën e punësimit dhe shërben tash e një dekadë si urë lidhëse mese punonjësve dhe punëdhënësve po e bën edhe një hap më tutje. Përgjatë samitit do të prezantohet produkti i saj më i ri duke hapur një kapitull të ri në rekrutim me Inteligjencën artificiale.
Përtej diskutimeve, të pranishmit i presin dhe shumë befasi. Një ditë me lojëra argëtuese dhe muzikë, kafe dhe ushqim. Një aventurë e paharruar në botën e HR-it vjen për të gjithë ata që nëpërmjet “PowerToHR” kanë vendosur të zbulojnë të ardhmen e tyre në këtë industri.
Arena 356 pjesëmarrës duke u ofruar përvoja të reja dhe mundësi të rrjetëzimit. Me edicionin e dyti po shndërrohet në një event tradicional