Sot fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Nën organizimin  e Ministrisë së Drejtësisë, sot fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ku do të merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Aktivitetet kryesore të këtij organizmi janë:

1. Shënimi i fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ku merr pjesë  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu;

Ora:18:15 Vendi: Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës;

2. Ora e parë e mësimit në Shkollën “Ahmet Gashi” -  ku merr pjesë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci;

Ora:08:50, Vendi: Shkolla e mesme e lartë “Ahmet Gashi”; 

Aktivitetet e hapura janë këto:

3. Klinika Mobile për Komunitetet jo shumicë- Ora : 10:00,  Vendi: Gjakovë;

4. Thyerja e heshtjes: Fuqizimi i Zërave nga Italia dhe Kosova kundër dhunës ndaj grave- Ora:11:00, Vendi : Ambasada e Italisë;

5. Pikturimi i transformatorëve me ngjyrë portokalli – Ora : 11:00, Vendi: Rr. Karl Gega -Prishtinë;

6. Lansimi i 1 milion shishe uji me logon  “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër” - Ora: 14:30 , Vendi: Ministria e Drejtësisë;

7. Lansimi i Pullës Postare  “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër” – Ora: 15:00, Vendi: ZKM P32;

8. Lansimi i faturave të KEDS me logon  “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër” 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024