Analistja Kaltrina Kamberi ka komentuar zhvillimet e fundit në Serbi pas dorëheqjes së Millosh Vuçeviq nga posti i kryeministrit, nën presionin e protestave disamujore të studentëve dhe qytetarëve.
Kamberi ka thënë se SNS është përfshirë në sulme ndaj studentëve protestues, përfshirë edhe goditjen me veturë të një studente serbe, e gjithë kjo si pjesë e përpjekjeve të regjimit në Beograd për të frikësuar dhe ndalur protestat.
Për më tepër, këto foto janë ende të dukshme në llogarinë në Instagram të Mesnik Odbor SNS Bulevar, pavarësisht tentativave për t'i fshirë. Kjo është dëshmi e qartë e lidhjeve mes këtyre individëve dhe institucioneve të pushtetit, të cilat tashmë po përballen me pasojat e dhunës së shfrenuar ndaj studentëve. Këto sulme synojnë të shtypin të drejtat e qytetarëve për të protestuar dhe shprehur lirisht mendimin e tyre dhe kjo dhunë është vazhdimësi e politikave të dhunshme të mbështetura nga SNS, ka shtuar Kamberi.
Ajo thotë se dorëheqja e kryeministrit serb është pasojë e drejtpërdrejtë e këtyre ngjarjeve dhe një njohje e qartë e përfshirjes së partisë dhe individëve të saj të lartë në këtë dhunë.