Sot afati i fundit, Qeveria ende duke punuar në komentet për Planin e zbatimit të marrëveshjes
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se ekipi i zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi është duke punuar në komentet me shkrim mbi dokumentin e planit të sekuencimit të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit. Kreu i ekzekutivit tha se do të dalin me njoftim sot ose më së largu gjatë ditës së nesërme për këtë rast.
Kurti fillimisht ka thënë se duhet të ketë respektim të marrëveshjes pasi sipas tij nuk mund të ketë zbatim të vërtetë e të qëndrueshëm nëse nuk ka respektim.
Derisa për hapjen e urës kryesore të Ibrit, kryeministri Kurti tha se nuk është kundër askujt por është në të mirën e qytetarëve, për mallrat e për kapitalin dhe sipas tij i ndihmon njerëzit në të dy anët e Ibrit pa dallim etnie.
Sa i përket shfrytëzimit të liqenit të Ujmanit nga qytetarët, Kurti tha se policia po e bënë një punë të shkëlqyer dhe se situata është e sigurt dhe e qetë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...