Sonte në basketboll, Peja - Bashkimi
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sonte në basketboll, Peja - Bashkimi
basketboll (3)
05/04/2026 - 12:26
Linku u kopjua

Sonte, Superliga e Kosovës në Basketboll sjell një përballje mjaft interesante në javën e 27-të, ku KB Peja pret në shtëpi skuadrën e KB Bashkimit.

 Ndeshja do të zhvillohet në palestën "Karagaçi" në orën 20:00, një sfidë kjo që peshon shumë për renditjen tabelare përpara fazës së "Play-off".

KB Bashkimi udhëton drejt Pejës nga pozita e dytë me 44 pikë (18 fitore, 8 humbje), duke kërkuar të mbajë ritmin e lartë.

KB Peja aktualisht mban pozitën e pestë me 37 pikë (11 fitore, 15 humbje) dhe i duhet fitorja për të përmirësuar bilancin pas një serie formë të luhatshme (L-W-L-L-L).

Kjo ndeshje pritet të jetë një test i vërtetë force, ku Peja do të kërkojë fitoren para tifozëve të vet, ndërsa prizrenasit synojnë të konfirmojnë statusin e tyre si një nga pretendentët kryesorë të këtij sezoni.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026