Sonte finalja e madhe në EuroBasket U18, Kosova - Andorra
Vendor
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sonte finalja e madhe në EuroBasket U18, Kosova - Andorra
New Project - 2026-07-26T123235.067
26/07/2026 - 12:35
Linku u kopjua

Mbrëmje finale në Shkodër. Kosova U18 dhe Andorra U18 përballen sonte në finalen e FIBA U18 EuroBasket, Divizioni C.

Të dyja kombëtaret kanë siguruar finalen pas paraqitjeve bindëse në gjysmëfinale.

Kosova e pamposhtur deri tani u kualifikua me fitore 83-51 ndaj Shqipërisë, ndërsa Andorra surprizoi fituesen e Grupit B, Maltën, duke e mposhtur 82-66. 

Finalja e madhe e turneut zhvillohet sonte, më 26 korrik, në Shkodër, Shqipëri.

Ndeshja pritet të luhet në Pallatin e Sportit "Qazim Dervishi". 

Turneu që bashkon kombëtaret e Divizionit C ka sjellë përballjen e dy skuadrave më të qëndrueshme të edicionit, me Kosovën që kërkon titullin para publikut shqiptar dhe Andorrën që synon rikthimin në majë pas paraqitjeve solide.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026