Sondazhet e CeSID/IPSOS tregojnë për fitoren e Vuçiqit
Lexohet për: 1 min.
wdfwfw
1 vit më parë
Linku u kopjua

Lista e Partisë Përparimtare Serbe “Aleksandar Vuçiq - Serbia nuk guxon të ndalet”, ka fituar 46.4 për qind të votave që nënkupton 129 ulëse në Parlament, sipas sondazheve të CeSID/IPSOS nga 80.02 për qind e votave të numëruara.

Në vendin e dytë renditet koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, me 23.3 për qind ose 64 ulëse. Në vendin e tretë Partia Socialiste e Serbisë, me 6.7 për qind  ose 18 ulëse, pasuar nga koalicioni “Nada” (Shpresa) me 4.8 për qind ose 13 ulëse.

Gjithsej 18 parti dhe lista kanë garuar për të fituar mbështetjen e 6.5 milionë banorëve me të drejtë vote për përfaqësim në Parlamentin me 250 ulëse. Pragu për hyrje në Parlament është 3 për qind.

Serbia ka mbajtur sot zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku të drejtë vote kanë pasur rreth 6.5 milionë banorë. Deri në orën 19:00 kanë votuar 55.5 për qind e qytetarëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024