Sonda e NASA-s kaloi Diellin, ende është duke punuar
Bota
Lexohet për: 2 min.
Sonda e NASA-s kaloi Diellin, ende është duke punuar
18 orë më parë
Linku u kopjua

Sonda diellore Parker është "e sigurt" dhe funksionon normalisht pasi ka përfunduar me sukses afrimin më të afërt me Diellin.

NASA tha sot se ekipi i operacioneve në Laboratorin e Fizikës së Aplikuar Johns Hopkins në Maryland mori një sinjal nga sonda pak para mesnatës të së enjtes.

Anija kozmike pritet të dërgojë të dhëna të detajuara telemetrike për statusin e saj më 1 janar, shtoi NASA.

Duke udhëtuar me shpejtësi deri në 692 mijë km në orë, anija kozmike i rezistoi temperaturave deri në 982 gradë Celsius, sipas NASA.

Ky studim nga afër i Diellit i lejon sondës diellore Parker të bëjë matje që i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë se si materiali në këtë rajon nxehet në miliona gradë, cila është origjina e erës diellore dhe se si grimcat energjike përshpejtohen në shpejtësi afër shpejtësisë së dritës.

Anija kozmike kaloi vetëm 6.1 milionë km nga sipërfaqja e Diellit më 24 dhjetor, duke fluturuar nëpër atmosferën e jashtme korona, në një mision që duhet t'i ndihmojë shkencëtarët të mësojnë më shumë rreth yllit më të afërt me Tokën.

Sonda Parker u nis në vitin 2018 dhe gradualisht po hyn në orbita gjithnjë e më të ngushta rreth Diellit, duke përdorur gravitetin e Venerës ndërsa fluturon përtej planetit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024