Solidarizim në Tiranë me të moshuarën e dhunuar në Pejë
Lexohet për: 2 min.
tirana
2 vite më parë
Linku u kopjua

Dhjetëra qytetarë në Tiranë kanë dalë sot në sheshin “Skënderbej” për të mbështetur në mënyrë simbolike të moshuarën në Pejë, e cila u dhunua nga një infermiere e azilit ku qëndronte.

Qytetarët kanë lënë disa mesazhe të shkruara në pankarta për t’u solidarizuar me të moshuarën e dhunuar, por edhe për të shpërndarë mesazhe ndërgjegjësimi kundër dhunës.

“Të dua nënë”,  “Familja, pasuria jonë”, “Kërko falje, e nuk të falim dot” e “Stop Dhunës” ishin disa nga mesazhet e shkruara në shesh.

Ditën e djeshme u publikua një video në të cilën shfaqej infermierja Aurona Pelaj duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare në një shtëpi kujdesi për të moshuarit në Pejë.

E moshuara është nëna e dëshmorit Taulant Nura.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy punonjëse të shtëpisë për të moshuarit  “Orenda” janë arrestuar, përfshirë edhe kujdestaren, Aurona Pelaj. Që të tri infermiereve iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Rasti tronditi thellë opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri, ku ishin të shumta mesazhet që dënonin dhunën dhe përcillnin dashuri për gjyshet dhe gjyshërit./ATSH/

https://kosovapress.com/%e2%80%8binfermieret-mbesin-ne-burg/
https://kosovapress.com/u-terhiqet-licenca-aurona-pelajt-dhe-tri-infermiereve-tjera/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025