Reperi dhe aktori i njohur amerikan, Snoop Dogg emri i vërtetë Calvin Cordozar Broadus, gjatë vizitës në Londër është marrë në ruajtje nga një grup shqiptarësh.
Fotot e siguruara nga Top Channel tregojnë Snoop Dogg me 23 milionë albume të shitura në SHBA dhe 35 milionë në të gjithë botën, ecën në rrugët e Londrës nën shoqërimin e rreptë e konstant, të katër shqiptarëve.
Gent Dedei, i cili drejtoi të gjithë mbrojtjen e Snoop Dogg, thotë se nuk ishte e lehtë por jo e pamundur t’i siguronin ruajtjen për vetë profilin që ai ka.
Ndërsa shtatlarti nga Burreli, emigrant prej shumë vitesh në Londër, Skënder Leka, tregon se ishte vlerësim për shqiptarët që punojmë në industrinë e sigurisë të shoqëronim gjatë disa ditëve, një person VIP siç është artisti amerikan me famë botërore Snoop Dogg.
Me kalimin e viteve shumë shqiptarë kanë ngritur kompaninë e tyre të sigurisë qoftë për mbrojtje personash VIP apo duke punësuar madje edhe anglezë në ruajtjen e lokaleve të natës apo objekteve.