Snoop Dogg mban pishtarin olimpik në Paris
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Reperi, producenti dhe aktori amerikan Snoop Dogg (52) mbajti pishtarin olimpik nëpër Paris përpara hapjes së Lojërave Olimpike.

Snoop Dogg ishte ndër bartësit e fundit të pishtarit olimpik, duke e mbajtur nëpër rrugët e Saint-Denis.

Pishtari olimpik udhëtoi nëpër Francë për dy muaj, dhe të premten në mëngjes kaloi përmes fshatit Olimpik, i cili ndodhet midis Saint-Denis dhe Saint-Ouen.

Muzikanti, emri i vërtetë i të cilit është Calvin Broadus Jr. është një ikonë e hip-hopit amerikan dhe një nga interpretuesit më të njohur në këtë zhanër, në të cilin është përfshirë për më shumë se 30 vjet. Ai është aktiv edhe jashtë botës muzikore, pasi rrjeti amerikan NBC e punësoi si bashkëkomentues në Lojërat Olimpike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024