S'miratohet Projektligji për fertilizimin e asistuar mjekësor, s’votojnë deputetë të LVV-së
Lexohet për: 2 min.
334935760_169949512513922_4969208016281811845_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës s’ka pasur kuorum për të miratuar Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. Për të njëjtin nuk morën pjesë në votim disa deputetë të mazhorancës, kurse abstenuan dhjetë nga ta. Në anën tjetër u ngritën dyshime nga deputetët opozitarë edhe për çështjen e përcaktimit të gjinisë së fëmijëve me fertilizim të asistuar mjekësor, por ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i mohoi të njëjtat duke thënë se me këtë projektligj ndalohet përcaktimi i gjinisë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kjo nismë ligjore është e rëndësishme dhe e thyen status quo-në në Kosovë për fertilizimin e asistuar mjekësor.

“Siç dihet shumë shpesh, nismat e reja që prishin në një mënyrë status-qou dhe veçanërisht ato të cilat vendosin ose synojnë të vendosin rregull dhe të hapin atë fushë për më shumë përfitues pasohen shpesh edhe nga kritika dhe sulme të pabaza. Nuk është se nuk presim të tilla në vendin tonë dhe veçanërisht në një fushë specifike”, tha ai.

Por, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se nuk duhet të ketë ndërhyrje te përcaktimi i gjinisë me këtë ligj. Këtë, ai tha se, e përcakton vetëm Zoti dhe askush tjetër.

“Përcaktimin e gjinisë e ka vetëm Zoti dhe askush tjetër”, theksoi Haxhiu.

Por ministri Vitia tha se në disa raste janë disa sëmundje të trashëgueshme që bartën vetëm tek njëra gjini.

Në debat u përfshi edhe deputeti i LVV-së, Eman Rrahamni, i cili e kundërshtoi këtë Projektligj pasi tha se cenon vlerën e familjes.

“Parimisht duhet të rishikohet ky projektligj i propozuar nga ministri, pasi cenon familjen”, tha ai.

Përveç Rrahmanit, përmes mospjesëmarrjes në votim këtë projektligj e kundërshtoi edhe deputeti tjetër i LVV-së, Gramos Agusholli.

https://kosovapress.com/%e2%80%8bbogujevci-shkenca-me-dha-mundesine-te-behem-nene-pa-pasur-nevoje-per-burre/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025