Skuadrat kosovare mësojnë rivalët e mundshëm të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës
Sport
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Skuadrat kosovare që luajnë në garat evropiane në këtë edicion kanë mësuar edhe emrat e kundërshtarëve të mundshëm nëse kalojnë në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Ballkani, Drita dhe Dukagjini kanë mësuar emrat e kundërshtarëve nga shorti që do të hidhet në Nyon të Zvicrës.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe do të luaj ndaj skuadrës irlandeze Larne në rrethin e dytë.

Ballkani nëse kalon Larnen, mund të ballafaqohet me skuadra si: Lincoln Red Imps nga Gjibraltari , fituesin e duelit TNS – Sëift apo fituesin e duelit tjetër mes Strugës dhe Budoqnostit.

Drita do të përballet me Viktoria Plzenin në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës. Nëse gjilanasit kalojnë tutje atëherë i pret përballja me Brannin norvegjez, ose fituesit e dueleve Gzira – Diddelenge, Linfield – Pogon, Osijek – ZTE apo Hibernian – Inter d’Escaldes.

Dukagjini i Klinës do të ketë punë me skuadrën kroate Rijeka, ndërsa nëse kalon këtë sfidë atëherë në rrethin e tretë do të përballen me njërën nga këto ekipe:  Heart of Midlothian ose fituesit e dueleve Kesckemeti – Riga, Differdange – Maribor, Akureyei – Dundalk, Torshavn – Haverford

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024