“Lufta” për talentin e Juventusit, Matias Soule po vazhdon të nxehet pasi tani West Hami i është bashkuar Leicester Cityt dhe Romës në garën për të arritur një marrëveshje.
Sulmuesi argjentinas 21-vjeçar shkëlqeu gjatë periudhës së tij të huazimit me Frosinonen në sezonin 2023/24, duke shënuar 11 gola dhe tre asistime në 36 paraqitje. Juventusi është i gatshëm ta lë atë të largohet këtë verë në mënyrë që të financojë objektivat e tjerë, duke vendosur një çmim afro 35-40 milionë euro, raporton KosovaPress.
“Tuttosport” detajon se si ka një linjë të vazhdueshme komunikimi midis Martin Guastadisegno, agjentit të Matias Soule, Juventusit dhe ndërmjetësit të tyre që po trajton negociatat me klubet e Premier Ligës.
Përfaqësuesi i sulmuesit argjentinas u pa duke u takuar me drejtorin e Juventusit, Cristiano Giuntoli në terrenin stërvitor të klubit Continassa të martën, ku u konfirmua interesimi i West Ham.