Lecce ka shkarkuar Roberto D'Aversa pasi trajneri u përpoq të godiste me kokë sulmuesin e Hellas Veronas, Thomas Henry të dielën.
Skuadra italiane konfirmoi shkarkimin e D'Aversa me një deklaratë në faqen e tyre zyrtare të hënën në mëngjes.
Tensioni u përshkallëzua pas fishkëllimës së fundit në stadiumin “Via Del Mare” të dielën, kur Verona sapo kishte mundur nikoqirët. Sulmuesi i mysafirëve Henry kishte debatuar me mbrojtësin e Leçes, Marin Pongracic në minutat e fundit dhe u përball me D'Aversa pas fishkëllimës së fundit.
Trajneri italian goditi sulmuesin francez, duke tentuar ta godasë me kokë dhe të dy morën karton të kuq direkt, përcjellë KosovaPress.
Leonardo Semplici është ndër kandidatët për të marrë drejtimin e e skuadrës për dhjetë ndeshjet e fundit të sezonit.