Skuadra angleze përjashtohet nga FA Cup
Skuadra angleze Barnsley është përjashtuar nga FA Cup për shkak të futjes në fushë të një lojtari i cili nuk kishte të drejtë loje në ndeshjen kthyese kundër Horsham.
Horsham, skuadër që është e nivelit të shtatë tani do të kalojë në raundin e dytë, ku ata do të ballafaqohen me Suttonin, skuadër e Ligës së Dytë në Angli.
“Sot FA na ka informuar se nuk do të jemi më në gjendje të marrim pjesë në FA Cup këtë sezon. Një gabim administrativ duke futur një lojtar pa të drejtë loje na e ka humbur mundësinë e vazhdimit në këtë ko0mpeticion”, thuhet në njoftimin e Barnsleyt, përcjellë KosovaPress.
FA ne vendimine tyre thotë se Barnsley futi në lojë një lojtar që nuk ishte i përshtatshëm për ndeshjen e parë, gjë që është kundër rregullave në fuqi.
“Një nënkomision i Bordit të Lojërave Profesionale e ka hequr Barnsley-n nga Kupa FA 2023-24 Emirates për shkak të futjes në fushë të një lojtari pa të drejt loje në ndeshjen kthyese në raundin e parë kundër Horsham të martën më 14 nëntor 2023”, thuhej në një deklaratë të FA.
Bëhet fjalë për sulmuesin Aiden Marsh i cili ishte i huazuar në National League York kur ndeshja e parë u zhvillua më 3 nëntor, përpara se të tërhiqej nga klubi mëmë Barnsley më 6 nëntor dhe të luante sërish 71 minuta të ndeshjes kthyese më 14 nëntor.