Futbolli turk është tronditur nga një skandal seksual ku janë përfshirë një gjyqtare dhe një delegat, të dy punonjës të Federatës Turke të Futbollit.
Në rrjetet sociale po shpërndahet një regjistrim i marrëdhënies së përmendur ndërmjet gjyqtares Elif Karaarslan (24), ish-futbolliste e Beshiktashit, dhe delegatit Orhan Erdemir (61).
"Kam një rrugë të gjatë përpara, por do ta kapërcej në mënyrën më të fortë dhe më të vendosur. Të qarat, të bërtiturat dhe trishtimi nuk janë ato që bëj. Do të luftoj për veten time deri në fund. Unë jam vetëm njëra nga personat e shumtë të lënduar dhe shpresojmë të jem e fundit”.
Avokati i saj tha se videoja e cila po qarkullon në internet është e montuar dhe e krijuar tërësisht nga inteligjenca artificiale nga profili i një personi të tretë në rrjetet sociale.