Skandale e keqpërdorime gjatë 2023, RDK e quan Kurtin babadimër
Lexohet për: 2 min.
RDK aksion ndaj Qeverise Kurti
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) ka ndërmarrë sot një aksion simbolik në shenjë proteste ndaj veprimeve të Qeverisë Kurti

Aktivistët e RDK-së e kanë quajtur “babadimër” kryeministrin Albin Kurti, për çka thonë se ky i fundit gjatë këtij viti qytetarëve u ka sjellë vetëm afera, skandale dhe keqpërdorime.

“Sanksione nga BE-ja dhe SHBA-të”, “Zajednicë dhe autonomi”, “Shtrenjtim i energjisë elektrike 115 për qind”, “Afera Zdravo”, janë disa nga mbishkrimet që aktivistët e RDK-së i kanë vendosur nëpër paketimet që ngjajnë si dhurata, në protestën e organizuar sot (e shtunë).

Aktivistja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnore Salihu tha se kryeministri Kurti i ka dëshpëruar qytetarët e vendit tonë, duke vepruar në përkeqësimin e jetës dhe funksionimit të shtetit.  

Ajo tha se sot kanë zgjedhur të dalin për të bërë bilancin vjetor të kryeministrit Kurti, derisa i referohet edhe si babadimër që nuk sjell dhurata të mira.

Edhe më herët Rinia Demokratike e Kosovës ka organizuar aksione të tilla duke shprehur pakënaqësi ndaj veprimeve dhe politikës së Qeverisë Kurti ndaj qytetarëve të vendit tonë. /Z.Zeneli/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024