Një librari në Podujevë përveç që ka “fryrë” çmimet për tekstet shkollore, nuk është duke lëshuar as kuponë fiskalë për blerësit e librave shkollor.
Sipas disa qytetarëve në këtë komunë, në Librarinë “Fusha” në Podujevë, një set i librave për klasën e IV-të është shitur të shtunën me çmimin 75.66 euro, raporton KosovaPress.
Një qytetarë nga Podujeva emër i njohur për redaksinë, që dëshiron të mbetet anonim, thekson sot shteti është në gjumë, e libraritë në Podujevë janë duke e shfrytëzuar momentin për t’i ikur tatimeve për Tatimin e Vlerës së Shtuar (TVSh).
Ai thekson se përkundër që e ka kërkuar kuponin fiskal, në librarinë ‘Fusha’ në Podujevë u thonë atyre të shkojnë javën tjetër për të marrë kuponin fiskal, me arsyetimin se kanë punë shumë (tollovi).
Prindërit që i blejnë tekstet shkollore në librarinë në fjalë në Podujevë, dhe kërkojnë kuponun fiskalë ua lëshojnë një copës letër të bardhë me mbishkrimin: “Vjen për kupon fiskal” dhe vlera e mjeteve të pranuara nga prindërit.
Ai qytetarë i dërguar KosovaPress-it atë letër në vend të kuponit që i ka dhënë kjo librari pasi që bleu librat e klasës së IV-të.
KosovaPress ka tentuar të kontaktoi me pronarin e librarisë “Fusha”, por që i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.
Sipas qytetarit në fjalë, emër i njohur për redaksinë, as libraritë tjera në Podujevë nuk janë duke lëshuar kuponë fiskalë.
Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar rreth 13 milionë euro për subvencionimin e prindërve për blerjen e teksteve shkollore nga klasa e 1-9.
Ministria e Arsimit ka njoftuar se janë ekzekutuar mjetet financiare për të gjithë ata që kanë aplikuar deri më 29 gusht.