Skandal në Gjermani, drogohen gratë në festën e SPD, ishte edhe kancelari Scholz
Lexohet për: 3 min.
drogaa
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një skandal ka përfshirë Gjermaninë pas përdhunimit me drogë të disa grave në partinë SPD, ku ka qenë i pranishëm edhe kancelari Olaf Scholz.

Ngjarja ka ndodhur në festën verore të grupit parlamentar të socialdemokratëve gjermanë në Berlin, ku disa gra u goditën nga një sulm me të ashtuquajturat “KO drops”, një drogë e lëngshme pa shije që përzihet lehtësisht me pije dhe që jep një sërë efektesh të padëshirueshme, nga humbja e kujtesës, afatshkurtër deri në të fikët.

Gazeta “Tagesspiegel” ishte e para që shkroi për këtë ngjarje. Aktiviteti u mbajt të mërkurën në kancelari dhe përveç deputetëve mori pjesë edhe kancelari Olaf Scholz. Hetimi ka nisur pas denoncimit të 8 femrave.

Disa gra të droguara me të ashtuquajturat “knockout drops”, term që në zhargonin gjerman tregon lloje të ndryshme të drogës, gjatë festës verore të grupit parlamentar të SPD që u zhvillua të mërkurën në Tiergarten në Berlin. Lajmi u raportua fillimisht nga gazeta “Tagesspiegel”, e cila citoi një bisedë të brendshme të SPD-së të cilën e kishte parë dhe ku thuhej se “8 persona janë prekur, një rast i konfirmuar nga një test”, dhe lajmi u mor më pas edhe nga gazetat e tjera.

Policia e Berlinit ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërkohë që një zëdhënës i policisë i tha transmetuesit Rbb se “disa gra janë ankuar për të përziera dhe marramendje” dhe e njëjta gazetë raporton se aktualisht janë pesë raste të konfirmuara nga policia. Rbb shpjegon se të ashtuquajturat “knockout drops” janë ilaçe që i bëjnë viktimat të pafuqishme dhe shkaktojnë humbje të kujtesës.

Policia shpesh paralajmëron për rastet e kriminelëve që përziejnë substanca në pije, në ahengje apo klube, për të vjedhur apo për të abuzuar seksualisht me viktimat. Hetimet konsiderohen të vështira sepse viktimat shpesh nuk mund të kujtojnë se çfarë ka ndodhur.

Hetimi u nis nga një denoncim i një 21-vjeçareje, e cila tha se kishte qenë në festën ku morën pjesë rreth një mijë persona dhe kishte marrë pije freskuese dhe ushqime, por në mbrëmje ajo ndihej e sëmurë, me marramendje. Ajo shtoi se të nesërmen nuk i kujtohej më se çfarë kishte ndodhur një natë më parë dhe ishte ekzaminuar në spital; prej këtu ka lajmëruar policinë duke bërë kallëzim ndaj personave të panjohur.

Kreu i SPD e cilësoi këtë ngjarje skandaloze dhe kërkoi që kushdo ka informacion dhe është i prekur nga kjo, të raportojë këtë menjëherë në polici. Ndërsa një zëdhënës i socialdemokratëve siguroi se po bëhet gjithçka që është e mundur për të sqaruar atë që ka ndodhur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024