S’ka kuorum për votimin e Projektligjit për Shëndetin Riprodhues
Lexohet për: 1 min.
seanca-e-kuvendit-240523
1 vit më parë
Linku u kopjua

Parlamenti i Kosovës ka dështuar të votojë dy projektligje në seancën e sotme plenare. Vetëm 59 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e Projektligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor, ndërkaq kuorum nuk ka pasur as për votimin e Projektligjit për Minierat dhe Mineralet.

80 deputetë kanë qenë të pranishëm në sallë gjatë votimit në parim të Projektligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor.

Vetëm 59 deputetë kanë marrë pjesë në votim. Konsideroj që ky projektligj nuk e ka kuorumin e mjaftueshëm. Kjo bartet në seancën e radhës kur nuk ka kuorum”, ka thënë kryeparlamenti Glauk Konjufca.

Vota të mjaftueshme nuk ka pasur as për Projektligjin për Minierat dhe Mineralet, ku vetëm 57 deputetë kanë marrë pjesë në votim.

Në seancën e sotme plenare është vendosur që debati për Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë të bartet në ditën e nesërme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025