S’ka kuorum, dështon Komisioni hetimor për tekstet shkollore
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në mungesë të kourumit, ka dështuar mbajtja e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Në këtë komision ishte paraparë që të intervistoheshin, sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Fadile Dyla, U.D i detyrës të drejtorit të Departamentit të Arsimit Parauniversitar, Avni Rexha dhe Genc Hamzaj nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AShI).

Në mungesë të deputetëve të pozitës dhe disa të opozitës, kryetari i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj e shpalli të mbyllur këtë mbledhje, për shkak se i pranishëm ishte vetëm edhe deputeti Agim Veliu.

“Realisht, përkundër faktit që kemi qenë të informuar që do të jemi në numër të mjaftueshëm që të vazhdojmë bisedimin dhe intervistimin e kandidatëve të paraparë për sot. Kjo mbledhje nuk mund të vazhdojë se i ka vetëm dy anëtarë nga subjektet opozitare. Në mungesë të forumit, këtë mbledhje e shpalli  të mbyllur”, tha Dreshaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024